Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmohet me molotov Konsullata e Turqisë në Prizren

Sulmohet me molotov Konsullata e Turqisë në Prizren
November 28
14:03 2016

Konsullata e Turqisë në Prizren është sulmuar në orët e para të mëngjesit të sotëm me lëndë djegëse, që mendohet të jetë molotov.

Lajmi është konfirmuar për mediat e Kosovës nga prokurori i Përgjithshëm për Prizrenin, Sylë Hoxha.

Policia konfirmoi se ka arrestuar 5 persona si të dyshuar për këtë akt.

“Po, rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm, objekti i Konsullatës së Turqisë në Prizren është sulmuar. Janë shkaktuar dëme të vogla materiale dhe nuk ka persona të lënduar. 5 persona janë dalluar si dhe të njëjtëve u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Hetuesit e policisë kanë dalë në vendngjarje, kanë grumbulluar prova dhe ekspertiza do të përcaktojë se me çfarë është sulmuar ky objekt”, – ka thënë Hoxha për gazetën “Express”.

Ende nuk është e qartë nëse sulmi ndaj konsullatës është bërë për shkak të pakënaqësive të shfaqura nga vendosja e flamurit turk përkrah flamurit shqiptar ditën e sotme në disa rrugë të Prizrenit.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje