Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmohet me bojë te dera e shtëpisë, flet deputeti i emëruar

Sulmohet me bojë te dera e shtëpisë, flet deputeti i emëruar
March 21
10:33 2019

Deputeti i ri i LSI i cili pritet të bëjë betimin sot në seancën plenare foli për incidentin e ndodhur pak minuta më parë pranë banesës së tij, ku u sulmua me bojë. Gjoni tha se sulmi ndodhi sapo zbriti nga banesa për të ardhur në Kuvend.

“Një djalë po priste të kafja, cohet më afrohet dhe me hedh bojë me shiringë, më frikësoi në fillim se ishte e papritur” tha Gjoni ndërsa e konsideroi aktin, një sjellje rrugacërie.

“Sjellje rrugacërie rrugësh, ta dinë se jam këtu dhe nuk frikësohem nga asnjë lloj destabilizimi. Nuk kam ardhur këtu për të marrë një rrogë të qelbur shtetit. Mund ta merrni me mend më mirë, se kush e ka bërë, kam ardh për të bërë betimin dhe jo lajm të përfaqësoj gjithë ata shqiptarë që sot ndihen të papërfaqësuaur. Nuk do lejoj që emri im të përdoret në interes të disa rrugecërve. “ deklaroi Gjoni para seancës plenare ku pritet të bëjë sot betimin si deputet.

Burimi:Balknweb

Komento
Shperndaje