Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmohet Kolegji Ushtarak në Pakistan, vriten 58 studentë

Sulmohet Kolegji Ushtarak në Pakistan, vriten 58 studentë
October 25
11:49 2016

Të paktën 59 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi që kishte në shënjestër Kolegjin Ushtarak në qytetin pakistanez Quetta. Ndër viktimat numërohen 58 studentë dhe një roje sigurie.

Tre militantë të pajisur me breza eksplozivi në trup hynë brenda kolegjit orët e vona të mbrëmjes së të hënës. Një operacion masiv zgjati për orë të tëra deri në ekzekutimin e tre kamikazëve. Pas sulmit, ISIS mori përsipër përgjegjësinë, edhe pse zyrtarët vendas akuzojnë grupin militant Lashkar-e-Jhangvi.

Ky sulm nxori në pah sërish problemet e qytetit jugperëndimor, jo vetëm për numrin e konsiderueshëm të viktimave, por edhe se ndodhi në të njëjtën ditë që nisi procesi gjyqësor për një sulm të ngjashëm të shënuar pak kohë më parë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje