Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmohet eskorta e liderit të opozitës turke, Kemal Kılıçdaroğlu

Sulmohet eskorta e liderit të opozitës turke, Kemal Kılıçdaroğlu
August 25
14:25 2016

Persona të paidentifikuar kanë sulmuar me armë eskortën që shoqëronte liderin e opozitës Kemal Kiliçdaroglu. Sulmi ka ndodhur në verilindje të Turqisë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy anëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa Kiliçdaroglu ka mundur të shpëtojë pa pësuar asnjë lëndim.

Ngjarja është shënuar ditën e sotme teksa kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP) dhe gjithashtu kreu partisë kryesore opozitare, i cili ishte duke udhëtuar në provincën Artvin.

Deri tani nuk ka të dhëna për gjendjen aktuale të të plagosurve dhe asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit. Si masë paraprake, eskorta me liderin e opozitës kanë anuluar udhëtimin e përcaktuar në axhendën e Kılıçdaroğlu-s. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje