Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmohet autobusi policor në Stamboll, 11 të vrarë dhe 36 të plagosur

June 07
10:23 2016

Një shpërthim bombe në qendër të Stambollit ka shkaktuar të paktën 11 viktima dhe 36 të plagosur, referuar të dhënave të Guvernatorit të qytetit. Zyrtarët vendas kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një shpërthim të telekomanduar që kishte në shënjestër një autobus policor.

Shpërthimi ndodhi në afërsi të zonës historike “Beyazıt Square”, një zonë që tërheq mjaft turistë. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku vërehen rrënojat e autobusit të shkatërruar dhe fasadat e dëmtuara të ndërtesave.

Nga raportet paraprake thuhet se janë dëgjuar edhe të shtëna armësh pas shpërthimit, ndërkohë që asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit. Sipas presidenti turk Recep Tayip Erdogan, grupet terroriste synojnë të godasin civilët pasi kanë humbur luftën e tyre kundër forcave ushtarake turke.

Turqia është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër ISIS dhe lejon aeroplanët e koalicionit të përdorin bazën e saj ajrore për të kryer sulme në Siri dhe Irak.

Etiketimet
Shperndaje