Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmohet ambasada izraelite në Turqi, një viktimë

Sulmohet ambasada izraelite në Turqi, një viktimë
September 21
12:17 2016

Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e një sulmi të armatosur ndaj ambasadës izraelite në Ankara. Mediat lokale në Turqi deklaruan se bëhej fjalë për një sulm me armë, ndërsa CNN raportoi se bëhej fjalë për një goditje me thikë.

Incidenti u shënua pasi dy njerëz u përpoqën të hynin brenda objektit të ambasadës izraelite në Ankara. Mësohet se viktima është një ndër personat që tentuan të hyjnë brenda ambasadës.

Ambulanca dhe efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Autoritetet vendase kanë kryer evakuimin e zonës pas incidentit të shënuar. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje