Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi terrorist në Toronto, kush ishte shqiptari “hero”?

Sulmi terrorist në Toronto, kush ishte shqiptari “hero”?
April 24
18:08 2018

 

Ditën e djeshme, qyteti i Torontos në Kanada u godit nga një sulm terrorist, ku një kamion u fut mes turmës së njerëzve duke plagosur mbi dhjetra persona.

Sot, mediat kanadeze kanë zbuluar identitetin e shqiptarit që konsiderohet si hero pasi u fut mes turmës për të shpëtuar jetët e të plagosurve.

Bes Kondi ka rrëfyer për “Toronto Star” se la zyrën e tij dhe vrapoi për të dhënë ndihmë ndaj të plagosurve.

“Kisha parë përmes TV ngjarje të tilla në Francë apo Gjermani, por kurrë nuk e kisha menduar që një situatë të ngjashme do ta përjetoja drejtpërdrejt këtu” – është shprehur shqiptari.

Bes Kondi, i lindur në Tiranë, ka emigruar në Kanada së bashku me prindërit dhe vëllain, Gazmendin, kur ishte vetëm 14 vjeç. Prej dy vitesh ai punon si menaxher pranë Kompanisë DEL Property Management. /Blitz.al/

 

Burimi: Lapsi.al

 

Komento
Shperndaje