Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi terrorist në Nice, në pranga tetë persona

Sulmi terrorist në Nice, në pranga tetë persona
September 20
19:15 2016

Autoritetet franceze bëjnë të ditur se janë kryer tetë arrestime të reja në kuadër të hetimeve që  vazhdojnë lidhur me sulmin në Nice të Francës, ku mbetën të vdekur 86 persona. Zyra e Prokurorit bëri me dije se të dyshuarit që u vunë në pranga të hënën kishin lidhje me terroristin Mohamed Lahouaiej Bouhlel, përgjegjësin e masakrës.

Të paktën pesë persona janë duke u përballur me akuzën për terrorizëm pasi dyshohet se kanë ndihmuar Bouhlel në furnizimin me armë. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë më 14 korrik, Shteti Islamik mori përgjegjësinë e sulmit.

Tuniziani me nënshtetësi franceze dyshohet se u “frymëzua” nga propaganda e grupit islamik, por hetuesit shprehen se nuk ka të dhëna se ISIS është ai që ka planifikuar sulmin. Franca vijon të mbetet në gjendje të jashtëzakonshme pas sulmit në Nice dhe atij në Paris vitin e kaluar. Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, u shpreh të martën se kërcënimi në Francë vijon të mbetet më i lartë se kurrë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje