Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi pranë Kuvendit të Kosovës, reagon kryeministri Isa Mustafa

Sulmi pranë Kuvendit të Kosovës, reagon kryeministri Isa Mustafa
August 05
12:23 2016

Një prej figurave më të rëndësishme të politikës në Kosovë, kryeministri Isa Mustafa,  ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm pranë Kuvendit të Kosovës duke e cilësuar si sulm ndaj shtetit dhe pavarësisë.

“Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës është atak ndaj pavarësisë sonë. Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit tonë. Ftoj organet e rendit të punojnë në zbardhjen e këtij rasti shumë të dëmshëm dhe tepër të shëmtuar si dhe qytetarët ta japin ndihmesën e tyre. Kryerësit e kësaj vepre duhet të dalin para drejtësisë”,- është shprehur Mustafa.

Mbrëmjen e kaluar, pranë ambienteve të kuvendit ka ndodhur një shpërthim i madh dhe mendohet se trazirat janë shkaktuar nga dy persona me biçikletë. Ende nuk ka një informacion rreth sulmuesve dhe policia është duke punuar për të zbuluar identitetet e tyre./Blitz.al/

Komento
Shperndaje