Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi në Stamboll, Inteligjenca e kishte paralajmëruar 20 ditë më parë

Sulmi në Stamboll, Inteligjenca e kishte paralajmëruar 20 ditë më parë
June 30
12:07 2016

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me sulmin e përgjakshëm të shënuar dy ditë më parë në aeroportin “Ataturk” të Stambollit. Mësohet se rreth 20 ditë përpara kryerjes të sulmit, Njësitë e Inteligjencës kishin dërguar informacione lidhur me sigurinë nëpër deparatamentet përkatëse.

Përfaqësuesi Hande Eufrat ka thënë për “CNN Turk” se lidhur me ngjarjen e rëndë të shënuar në Stamboll, “rreth 20 ditë më parë, pra në fillim të Qershorit, Njësitë e Inteligjencës i dërguan letra paralajmëruese për rritjen e sigurisë institucioneve përkatëse”. I pyetur nëse edhe aeroporti “Ataturk” ishte në listën e vendeve të rrezikuara, ai bëri me dije se “Po”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje