Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi në Orlando, bashkëshortja e autorit mund të përballet me akuzën si bashkëpunëtore

Sulmi në Orlando, bashkëshortja e autorit mund të përballet me akuzën si bashkëpunëtore
June 15
10:56 2016

Bashkëshortja e autorit të sulmit të shënuar pak ditë më parë në Orlando të Floridas mund të përballet me akuza të rënda. Omar Mateen vrau 50 persona në një klub nate që frekuentohej nga homoseksualët. Burime të “Reuters” bënë me dije se një trup gjyqësor po heton bashkëshorten e Mateen, Noor Salman, e cila mund të akuzohet se kishte dijeni për planifikimin e sulmit.

Sipas “Fox News”, mendohet që Mateen ka telefonuar gruan e tij, ndërkohë që po kryente sulmin në lokalin “Pulse”. Pavarësisht se është marrë në pyetje që prej së dielës, ajo ende nuk është vënë në pranga.

“Duket se ajo kishte dijeni për atë që do të ndodhte. Dëshmia e saj konsiderohet thelbësore, pasi nëse bashkëpunon mund të na japë disa informacione të rëndësishme”,- u shpreh senatori amerikan Angus King.

Sipas hetuesve federalë, autori i sulmit të rëndë ka të ngjarë të jetë vetëradikalizuar, pasi nga hetimet e deritanishme nuk ka prova se ai është udhëzuar apo ndihmuar nga Shteti Islamik. Ndërkohë që është duke u hetuar mundësia që Mateen të ketë qenë homoseksual që nuk shfaqej hapur. Babai i tij i hedh poshtë këto hamendësime. “Djali im nuk e ka përmendur asnjëherë mundësinë e të qenit homoseksual”,- është shprehur Seddique Mateen për gazetarët.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje