Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi në Mynih – Krerët e shtetit shqiptar solidarizohen me Gjermaninë

Sulmi në Mynih – Krerët e shtetit shqiptar solidarizohen me Gjermaninë
July 23
11:28 2016

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Mynih të Gjermanisë, ku humbën jetën edhe 3 shqiptarë, ka shokuar të gjithë Europën, për të disatën herë në muajt e fundit.

Krahas liderëve të shteteve të ndryshme europiane, edhe liderët e politikës shqiptarë në një formë apo një tjetër kanë shprehur solidarizimine  tyre me Gjermaninë dhe ngushëllimet për famljarët e viktimave.

“Trishtim i thellë për jetët e humbura në sulmin barbar të Mynihut, mes te cilave edhe jetë shqiptarësh! Solidaritet me Gjermaninë mike!” – shkruan Kryeministri Edi Rama.

“Terrorizmi goditi përsëri. Ndjej dhimbje për jetët e humbura në Mynih. Lufta ndaj së keqes duhet të na bashkojë më shumë. Solidaritet me autoritetet gjermane dhe kancelaren!” – shp[rehet Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

“Ngushëllime familjeve të viktimave Sulaj, Segashi, Zabergja. Jemi me zemër e mendje pranë familjeve të viktimave!” – thotë ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. /Blitz.al/

Shperndaje