Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi në Mynih, 5 vjet pas masakrës me 77 viktima në Norvegji

Sulmi në Mynih, 5 vjet pas masakrës me 77 viktima në Norvegji
July 23
14:13 2016

Sulmi i shënuar pasditen e djeshme në Mynih të Gjermanisë ndodhi saktësisht 5 vjet pas masakrës me 77 viktima në Norvegji. Ky është një prej përfundimeve në të cilat është arritur në kuadër të hetimeve të nisura pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje, përcjell Blitz.al.

Pesë vjet më parë, aktivisti i ekstremit të djathtë, Anders Breivik, vrau 77 njerëz në Norvegji. Ai shpërtheu një makinë-bombë në Oslo duke vrarë 8 persona. Përpara këtij sulmi, Anders Behring Breivik kishte vrarë 69 persona, pjesa më e madhe adoleshentë, në një kamp veror në ishullin Utoya. 22 korriku 2011 u cilësua si “një nga ditët më të errëta” në historinë e Norvegjisë.

Në 2012-n, Breivik u dënua për vrasje masive dhe akte terroriste. Ai u dënua me 21 vjet burg, masë ndëshkuese që mund të zgjatet për sa kohë ai konsiderohet i rrezikshëm për shoqërinë.

Agjentët që bastisën shtëpinë e autorit të sulmit të djeshëm në Mynih, një shtetas gjerman me origjinë iraniane, gjetën gjatë kontrollit të ushtruar gazeta me artikuj mbi sulmet e armatosura, përfshirë një të titulluar “Përse studentët vrasin?”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje