Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi në Mynih, 3 shqiptarë mes viktimave

Sulmi në Mynih,  3 shqiptarë mes viktimave
July 23
09:29 2016

Si pasojë e sulmit të djeshëm në një qendër tregëtare në Mynih, kanë mbetur të vrarë 10 persona mes të cilëve dhe shqiptarë.  Sipas informacioneve në media shtetësja me idenitetin Armela Segashi është zhdukur pas sulmit të ndodhur pasditen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm është konfirmuar lajmi se Armela ka ndërruar jetë  .  Një prej viktimave me origjinë shqiptare është dhe  shoqja e Armelës, e identifikuar si Sabina Sulaj.  Sakaq mediat kosovare raportojnë se nga të shtënat me armë ka mbetur i vdekur edhe një tjetër shqiptar, Dijamant Zabërgjëja . Lajmin e ka bërë të ditur djali i xhaxhait të viktimës nëpërmjet një lajmërimi në llogarinë e tij të Facebook. Numri i të plagosurve ka shkuar në 16.

Policia gjermane ka identifikuar autorin e sulmeve me armë në qendrën tregëtare në Mynih ku humbën jetën 10 persona përfshirë dhe vetë autorin. Sipas policisë autori i sulmit është një 18-vjeçar me shtetësi gjermano-iraniane i cili jetonte në Mynih.

Motivetb e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për të zbuluar nëse autori ka vepruar i vetëm.Sulmi ndodhi në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum”, ndërsa 18-vjeçari si autor i dyshuar u gjet i vetëvrarë rreth 1 kilometër  nga ngjarja.

Komento
Shperndaje