Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi në Gjermani, kancelarja Merkel takon familjarët e shqiptarit Dijamant Zabërgja

Sulmi në Gjermani, kancelarja Merkel takon familjarët e shqiptarit Dijamant Zabërgja
August 01
09:16 2016

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka vizituar së fundmi familjen e Dijamant Zabërgja, njëri prej viktimave me origjinë shqiptare të sulmit në Mynih më 22 korrik.

Merkel ishte e pranishme në homazhet e zhvilluara në nderim të nëntë viktimave të sulmit që u krye nga një adoleshent me origjinë iraniane. Në mesin e viktimave ishin edhe tre të rinjtë shqiptarë: Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj.

Mësohet se Dijamant Zabërgja dhe Armela Segashi u varrosën javën e kaluar në vendlindjet e tyre në Ropicë të Vushtrrisë, përkatësisht në Podujevë. /Blitz.al/

Burimi: lajmi.net

Komento