Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekzekutimet në Dallas, vrasësi po planifikonte një sulm më të madh

Ekzekutimet në Dallas, vrasësi po planifikonte një sulm më të madh
July 11
11:48 2016

Njeriu që qëlloi për vdekje pesë policë në Dallas, Micah Johnson, dyshohet se po planifikonte një sulm më të madh sipas shefit të policisë lokale. 25-vjeçari i zemëruar me vrasjet e afroamerikanëve, kishte për qëllim ekzekutimin e policëve të bardhë. Shefi i Policisë, David Brown, shpreh bindjen se Johnson kishte plane edhe më të këqija. Sipas tij, vrasësi ishte duke u praktikuar në shpërthimin e eksplozivëve.

Në vijim të hetimeve, policia është duke u përpjekur të zbulojë domethënien e incialeve RB që Johnson kishte shkruar me gjakun e tij. Shefi i policisë, David Brown tregon se si ekzekutuesi i policëve fyente vazhdimisht gjatë përpjekjeve për negociata.

“Ai tallej, luante, qeshte me ne. Këndonte, ndërkohë dëshironte të ekzekutonte sa më shumë policë. Pra negociata nuk pati progres.”, është shprehur Broën. Micah Johnson sulmoi policinë lokale në Dallas gjatë zhvillimit të një proteste kundër ekzekutimit më të fundit të një të riu afroamerikan nga policia.

Komento
Etiketimet
Shperndaje