Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi në Aleppo, Ministria ruse: “Nuk e kemi bërë ne!”

Sulmi në Aleppo, Ministria ruse: “Nuk e kemi bërë ne!”
August 19
15:48 2016

Videoja e publikuar ditën e djeshme, ku shfaqej Omran Daqneesh i ulur në sendiljen e pasme të ambulancës, pasi është nxjerrë nga rrënojat e banesës së shkatërruar nga një sulm ajror.

Në media u përfol se përgjegjëse për këtë sulm është ushtria ruse, e cila po lufton rebelët kundër Assad.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka mohuar përgjegjësinë e sulmit të djeshëm në Aleppo. Në deklaratë thuhet gjithashtu se Rusia nuk shënjestron kurrë zona të populluara dhe të tilla zona bombardohen nga rebelët për të larguar ndihmat humanitare.

Gjithashtu, ministria ruse tha se shtëpia e vogëlushit që shfaqet në video nuk është e bombarduar nga avionët luftarakë, por nga një minë që përdoret vetëm nga rebelët. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje