Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi ndaj Kuvendit, pranga 6 aktivistëve të Vetëvendosjes

Sulmi ndaj Kuvendit, pranga 6 aktivistëve të Vetëvendosjes
August 30
12:15 2016

Policia e Kosovës ka vënë në pranga gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët akuzohen për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit. Ata janë ndaluar si autorë të dyshuar të sulmit me granata-hedhëse mbi godinën e Kuvendit të Kosovës. Burime të policisë shprehen se të ndaluarit kanë pranuar autorësinë e sulmit.

U arrestuan me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, shtetasit: A.B., A.A., A.D., E.H. P.A. dhe F.K. Nga kontrollet e ushtruar mësohet se janë sekuestruar tre pushkë automatike, dy pistoleta, një karabinë, municione dhe prova të tjera.

Ndër të arrestuarit është edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje