Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi me bombë në Bagdad, rritet në 165 numri i viktimave

Sulmi me bombë në Bagdad, rritet në 165 numri i viktimave
July 04
11:11 2016

Numri i personave që mbetën të vdekur në sulmin vetëvrasës të së dielës në Bagdad, është rritur në 165 viktima, ndërkohë që numërohen 225 të plagosur. Qeveria ka shpallur tri ditë zie pas shpërthimit të bombës, në festën  e organizuar me rastin e përfundimit të Muajit të Ramazanit.

Ekipet e shpëtimit bënë me dije se familje të tëra mbetën të vdekur sulmin e kryer nga Shteti Islamik. Ky sulm renditet si më i rëndë gjatë këtij viti në Irak, i cili u shënua një javë pasi forcat irakiane rimorën nga ISIS qytetin Falluja.

“Do të duhen disa ditë për të gjetur trupat. Familje të tëra janë spastruar nga ky sulm.”, u shpreh një anëtar i forcave civile mbrojtëse në Irak.

Komento
Etiketimet
Shperndaje