Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi me armë në Durrës, në shënjestër banesa e Denis Shtrazës, i akuzuar për vrasjen e Çollakut

Sulmi me armë në Durrës, në shënjestër banesa e Denis Shtrazës, i akuzuar për vrasjen e Çollakut
May 12
11:08 2016

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me sulmin me armë ndaj një banese në qytetin e Durrësit, ku për pasojë mbeti i plagosur një 12-vjeçar, i cili u kap nga një plumb rikoshet. Mësohet se banesa që ishte objektiv i sulmit, është e Denis Shtrazës, të dyshuarit për ekzekutimin  e Gazmend Çollakut.

Më 29 janar, Prokuroria e Krimeve të Rënda nxorri urdhër-ndalimi për shtetasin Denis Shtraza, i cili bashkë me një tjetër shtetas, dyshohet se janë pjesëmarrës në vrasjen e Gazmend Çollakut më 6 janar 2016 në qytetin e Durrësit. U arrit në këtë rezultat pas kontrollit të kryer në mjetin tip ML që drejtohej nga Shtraza, ku u gjetën ndër të tjera edhe disa gjurmë gjaku që rezultuan të njëjta me gjurmët e gjakut të gjetura në fashën plastike me të cilin ishte lidhur viktima Çollaku.

Burime të policisë shprehen se Denis Shtraza është person me tendenca të theksuara kriminale, me precedentë penalë të mëparshëm, i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Tiranës dhe Durrësit.