Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi kimik në Siri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës “fajësojnë” veten

Sulmi kimik në Siri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës “fajësojnë” veten
April 04
18:23 2017

Lufta në Siri, jo vetëm që nuk ka shenja ngadalësimi, por po vazhdon akoma dhe me më shumë ritëm.

Ditën e sotme e gjithë bota u bë dëshmitare e një sulmi kimik mbi popullsinë civile dhe kryesisht mbi fëmijët.

Në një deklaratë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, sekretari Sean Spicer është shprehur se sulmi është pasojë e dobësisë dhe paaftësisë së administratës së mëparshme në SHBA.

“Sulmi i sotëm është i dënueshëm dhe nuk mund të injorohet! Sulmi nga regjimi i Bashar al Assad ishte pasojë e administratës së Obama-s. Ai tha se në 2012-n do të stabilizonte Lindjen e Mesme dhe do të ndalonte përdorimin e armëve kimike, por nuk e bëri. Dhe ja pasojat”, – u shpreh Spicer.

Nga sulmi i sotëm, më shumë se 100 persona u lënduan dhe të paktën 20 fëmijë, burra dhe gra humbën jetën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje