Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi i Tahirit pas dorëzimit të mandatit, përgjigjet Taulant Balla!

Sulmi i Tahirit pas dorëzimit të mandatit, përgjigjet Taulant Balla!
May 03
14:47 2018

Paraditen e sotme, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit dhe me një fjalim të gjatë ka sqaruar të gjitha arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi.

Në këtë fjalim, Tahiri nuk i ka kuryser edhe sulmet për opozitën dhe eksponentë brenda partisë së tij.

Pas reagimeve të Berishës dhe Kryemadhit, ka ardhur edhe përgjigja e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Ky është vendim tërësisht personal i Saimir Tahirit që e respektojmë plotësisht. Dua të ripërsëris atë që kemi thënë këtu e gjashtë muaj më përpara se kjo është një çështje mes Saimir Tahirit dhe drejtësisë, as e jona dhe kurrësesi e kësaj opozite gojështhurur që në çdo rast dhe mundësi që i jepet gjen argumenta për të ndërtuar baltën e rradhës.” – është shprehur Balla.

“Çdo gjë që ne përpiqemi ta ndërtojmë ditën, këta mundohen ta shkatërrojnë natën, në një betejë sabotuese. Duan të prishin sa më shumë punë në imazhin e Shqipërisë për vendimin e Këshillit Europian në qershor”, – përfundoi Taulant Balla. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje