Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi i dështuar në Francë, ndalohet një tjetër i dyshuar në Belgjikë

Sulmi i dështuar në Francë, ndalohet një tjetër i dyshuar në Belgjikë
April 02
14:48 2016

Mediat franceze kanë bërë të ditur sot arrestimin e një të dyshuari të tretë lidhur me sulmin e planifikuar në Paris. Prokurorët federalë konfirmuan këtë të shtunë se shtetasi belg me iniciale Y. A. u arrestua më 1 prill në kuadër të operacionit kundër terrorizmit.

Arrestimi i tij u krye në vazhdën e hetimeve për një sulm të planifikuar në Francë, që çuan në arrestimin e të dyshuarit tjetër, Kriket Reda në Argenteuil (Francë) më 24 mars, i akuzuar për pjesëmarrje në një grup terrorist. Prokurori i çështjes nuk ka dhënë më tepër detaje për këtë çështje.

I arrestuari Y. A. ka lindur më 4 maj 1982 dhe është shtetas belg. Ndalimi i tij vjen pas atij të akuzuarit Kriket Reda, i cili u vu në pranga si rezultat i një hetimi të përbashkët i policisë belge dhe asaj franceze.

Etiketimet
Shperndaje