Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi agresor në tren, refugjati afgan kishte flamurin e ISIS të vizatuar

Sulmi agresor në tren, refugjati afgan kishte flamurin e ISIS të vizatuar
July 19
10:24 2016

Një flamur i ISIS i pikturuar me dorë është gjetur në dhomën e refugjatit afgan i akuzuar për sulmin me sëpatë në një tren në jug të Gjermanisë. Agresori 17-vjeçar plagosi katër persona nga Hong Kongu, dy në gjendje kritike për jetën, gjatë sulmit të shënuar mbrëmjen e së hënës. Më pas, ai u qëllua për vdekje nga policia. Një dëshmitar në vendngjarje bëri me dije se gjatë çasteve të terrorit, agresori kishte thirrur “Allahu Ekber” (Zoti është i madh), raporton Blitz.al

Flamuri me simbolet e ISIS u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë ku ai po qëndronte në Ochsenfurt. Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann, tha se është ende herët për të thënë se adoleshenti ishte anëtar i Shtetit Islamik, pasi mund të ishte vetë-radikalizuar kohët e fundit.

Adoleshenti afgan që kishte kërkuar azil në Gjermani si i mitur i pashoqëruar, ishte vendosur në shtëpinë e një familje kujdestare.

“Katër persona mbetën të plagosur si pasojë e goditjes nga 17-vjeçari: një burrë 62-vjeçar, gruaja e tij 58-vjeçare, vajza e tyre, 27 dhe i dashuri i saj, 31, nga Hong Kongu. Fatmirësisht djali i tyre 17-vjeçar që udhëtonte me ta nuk ishte lënduar.”, bën me dije “South China Morning Post”, përcjell Blitz.al

Etiketimet
Shperndaje