Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmet në Sri Lanka/ Humbin jetën tre fëmijët e miliarderit të ASOS

Sulmet në Sri Lanka/ Humbin jetën tre fëmijët e miliarderit të ASOS
April 22
10:39 2019

Në sulmet që janë bërë në Sri Lanka ditën e Pashkëve, ku humbën jetën 290 persona si pasojë e shpërthimeve, kanë mbetur të vrarë tre fëmijët e miliarderit të markës prestigjoze ASOS.

Anders Holch Povlsen dhe familja e tij kishin vizituar Sri Lankën gjatë pushimeve, por miliarderi 46 vjeçar dhe bashkëshortja e tij kanë dashur të ruajnë privatësinë dhe të mos japin asnjë detaj se cili prej fëmijëve të tyre kanë mbetur të vrarë nga ky shpërthim.

Pak ditë më parë vajza e tyre Alma ka publikuar në Instagram një foto të vëllezërve dhe motrës Astrid Agnes dhe Alfred, ku i quante “tre arinj të vegjël”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës ka konfirmuar se tre danezët që humbën jetën, kanë qenë fëmijët e miliarderit.

Anders është personi më i pasur i Danimarkës, i cili zotëron zinxhirin e dyqaneve ASOS, ka blerë rreth 12 prona në Skoci me vlerë 100 milion euro, dhe njihet si pronari më i fuqishëm me biznes individual në Britaninë e madhe./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje