Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmet në Siri, Rusia ndalon përdorimin e bazës ushtarake në Iran

Sulmet në Siri, Rusia ndalon përdorimin e bazës ushtarake në Iran
August 22
18:56 2016

Rusia ka ndaluar së përdoruri bazën ajrore iraniane për realizimin e objektivave të saj në Siri. Lajmi është konfirmuar edhe nga autoritetet iraniane. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Iran, Bahram Qasemi, u shpreh se operacioni ishte i përkohshëm dhe avionët ushtarakë ishin larguar tashmë.

“Ishte një mision i veçantë, i autorizuar, por që tashmë ka përfunduar.”, është shprehur konkretisht ai.

Edhe Moska në deklaratën e saj ka deklaruar se avionët e përdorur për kryerjen e sulmeve ajrore në Siri janë kthyer tashmë në Rusi. Si shteti rus, edhe Irani, janë dy aleatë kyç që mbështesin presidentin Bashar al-Assad.

Përdorimi i bazës iraniane nga Rusia është kritikuar vazhdimisht nga SHBA-të, të cilët e kanë cilësuar si shkelje të disa marrëveshjeve ndërkombëtare. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje