Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmet në Bruksel, Obama nga Kuba: Të bashkuar kundër terrorizmit

Sulmet në Bruksel, Obama nga Kuba: Të bashkuar kundër terrorizmit
March 22
15:44 2016

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar për sulmet e shënuara ditën e sotme në Bruksel. Nga Kuba, ku ai po zhvillon një vizitë historike, Obama dënoi këto akte të rënda dhe apeloi për bashkimin e botës në luftën kundër terrorit.

“Ngjarja e sotme duhet të na kujtojë rëndësinë e të qenit të bashkuar. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar, pavarësisht kombësisë apo besimit fetar, për të luftuar kundër terrorizmit”, – u shpreh Obama nga Havana, ku ndodhet në kuadër të vizitës së tij.

“Ne mundemi dhe duhet të mposhtim kërcënimet terroriste, që cenojnë sigurinë e njerëzve në mbarë botën”, – u shpreh ai më tej. Më herët, presidenti i SHBA-ve telefonoi kryeministrin belg Charles Michel, të cilit i shprehu ngushëllimet e tij dhe mbështetjen në luftën kundër terrorizmit.

Etiketimet
Shperndaje