Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmet në Bruksel, liderët e BE-së: Të bashkuar përballë kërcënimit. Shërbimet sekrete irakiane: Priten tri sulme të tjera

Sulmet në Bruksel, liderët e BE-së: Të bashkuar përballë kërcënimit. Shërbimet sekrete irakiane: Priten tri sulme të tjera
March 22
18:08 2016

Në një deklaratë të përbashkët, liderët e Bashkimit Europian dënuan sulmet e shënuara sot në Bruksel. Ata u shprehën se janë të vendosur për t’u përballur me këtë kërcënim, i cili forcon edhe më tepër vendosmërinë e vendeve për të mbrojtur vlerat dhe tolerancën europiane.

“Bashkimi Europian vajton viktimat e sulmeve terroriste në Bruksel. Ky ishte një sulm ndaj shoqërisë sonë të hapur demokratike. Institucionet tona të përbashkëta europiane janë pritur në Bruksel në sajë të bujarisë e qeverisë së Belgjikës dhe të popullit belg. Shtetet anëtare solidarizohen me Belgjikën dhe janë të vendosura për t’u përballur me këtë kërcënim, së bashku me të gjitha mjetet e nevojshme. Ky sulm i fundit forcon vetëm vendosmërinë tonë për të mbrojtur vlerat dhe tolerancën europiane nga sulmet. Ne do të jemi të bashkuar dhe të fortë në luftën kundër urrejtjes, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”, – thuhet në deklaratën e liderëve të BE-së.

Nga ana tjetër, shërbimet sekrete irakiene shprehen se rreziku nuk ka kaluar. Sipas tyre, tre kamikazë janë gati për sulm në Bruksel dhe lidhur me këto dyshime janë njoftuar edhe autoritetet belge.

Komento
Etiketimet
Shperndaje