Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulm terrorist në Turqi, 3 të vrarë dhe shumë të plagosur

Sulm terrorist në Turqi, 3 të vrarë dhe shumë të plagosur
August 15
14:56 2016

Një sulm në qytetin Diyarbakır të Turqisë ka shkaktuar 3 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Sulmi me autobombë është kryer nga terroristët e PKK-së në autostradën Diyarbakir – Batman, në Komisariatin e Stacionit të Kontrollit të Trafikut Rrugor në Diyarbakir të Turqisë.

Sipas të dhënave të bëra publike, tre persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe civilë. Si pasojë e shpërthimit, në autostradë u shkaktua një gropë. Policia turke ka nisur operacionet për kapjen e terroristëve. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje