Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulm në një tren në Zvicër, shënohen viktimat e para

Sulm në një tren në Zvicër, shënohen viktimat e para
August 14
14:27 2016

Sipas autoriteteve zvicerane, nga sulmi në trenin në St.Gallen ka mbetur e vdekur një grua dhe sulmuesi.

Të shtunën, një 27-vjeçar ka sulmuar pasagjerët në bordin e trenit dhe ka plagosur 6 persona. Si fillim ai derdhi benzinë dhe i vuri zjarrin një gruaje, më pas theri disa pasagjer . Nga ky sulm kanë mbetur të plagosur një fëmijë 6-vjeçar, dy 17-vjeçarë, një burrë 50 vjeç dhe një tjetër grua 43-vjeçare. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore/

Autoritetet zvicerane kanë thënë se ky sulm nuk konsiderohet si një akt terrorist.  Ngjarja ishte e njëjtë me sulmin që ndodhi në një tren në Gjermani disa muaj më parë./Blitz.al/

Shperndaje