Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulm me thikë në Mynih, islamiku thërriti “Allahu Akbar”

Sulm me thikë në Mynih, islamiku thërriti “Allahu Akbar”
May 10
09:33 2016

Një burrë ka sulmuar me thikë disa udhëtarë në një stacion treni në Mynih të Gjermanisë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Grafing, në afërsi të Mynihut. Policia vendase ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar nga policia.

Ai ka goditur me thikë disa udhëtarë në stacionin e trenit, duke shkaktuar rreth katër ose pesë të plagosur, një prej tyre në gjendje kritike për jetën. Nga deklaratat e dëshmitarëve, mësohet se i arrestuari ka thërritur “Allahu Akbar” përpara se të kryente sulmin.

Mediat vendase raportojnë se i dyshuari, pa rekord kriminal të mëparshëm, qëndron tashmë në paraburgim. Ky është rasti i parë që shënohet në Gjermani, vend që është duke luajtur një rol mbështetës në luftën kundër Shtetit Islamik.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje