Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulm me thikë në Londër, një grua e vdekur dhe pesë të plagosur

August 04
09:50 2016

...

Një grua ka mbetur e vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në Russell Square, në qendër të Londrës. Rreth orës 22:33 të së mërkurës, me orën lokale, policia raportoi për disa të plagosur me thikë, mes tyre një 60-vjeçare që më vonë nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Burime të policisë kanë bërë me dije arrestimin e një 19-vjeçari, i cili akuzohet për sulmin me thikë ndaj njerëzve në rrugë. Shëndeti mendor dyshohet se ishte një “faktor i rëndësishëm” në ngjarje, përcjell Blitz.al.

Menjëherë pas sulmit është vënë re rritja e pranisë së policisë në rrugë, përfshirë këtu oficerë të armatosur, me qëllim rritjen e sigurisë. “Një burrë është arrestuar në vendngjarje. Policia ka nisur hetimin për të zbuluar të tjera fakte, përfshirë edhe motivet e këtij sulmi. U bëj thirrje të gjithë londinezëve të qëndrojnë të qetë dhe vigjilentë”-, është shprehur Mark Rowley, asistent/komisioner për operacionet speciale.  /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje