Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulm me sharrë elektrike në Zvicër, plagosen 5 persona

Sulm me sharrë elektrike në Zvicër, plagosen 5 persona
July 24
14:05 2017

Një person ka plagosur 5 persona në qytetin zviceran të Schaffhausen, pasi i ka sulmuar ata me sharrë elektrike.

Sipas asaj që shkruan BBC, të plagosurit janë transportuar me urgjencë me ambulancë në spital dhe bëhet me dije se 2 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në qytetin në kufi me Gjermaninë, ku policia është vënë menjëherë në kërkim të autorit të krimit.

Në zonën ku ndodhi sulmi janë mbyllur lokalet dhe bizneset përreth, ndërsa policia u ka bërë thirrje njerëzve të shmangin lëvizjet.

Nga dëshmitë e para, banorët kanë treguar se e njihnin sulmuesin, një burrë rreth 1.9 m i gjatë i cili po drejtonte para kryerjes së sulmit një furgon të bardhë.

Schaffhausen është kryeqyteti i kantonit zviceran me të njëjtin emër.

Në këtë qytet historik jetojnë rreth 36.000 njerëz. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje