Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulm me hanxhar në Bruksel, një grua plagos 3 persona

Sulm me hanxhar në Bruksel, një grua plagos 3 persona
August 22
19:49 2016

Policia belge ka qëlluar për vdekje një grua në periferi të Brukselit pas tentativës së saj për të goditur me hanxhar disa persona. Lajmi është konfirmuar dhe nga Prokuroria Publike e qytetit. Sulmi ndodhi teksa disa pasagjerë ishin duke zbritur nga një autobus.

Efektivët e Policisë e paralajmëruan autoren e aktit të rëndë që të dorëzohej, përpara se ta qëllonte në krah. Burime të policisë kanë thënë për RTBF se gruaja ishte aziatike dhe vuante nga probleme mendore. Nga hetimet e deritanishme, hetuesit kanë përjashtuar mundësinë e të qënit një akt terrorist.

Dy prej të plagosurve paraqiten në gjendje më kritike për jetën, ndërsa i plagosuri i tretë ka pësuar një lëndim të lehtë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje