Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulm me granatë në Suedi, vdes 8-vjeçari

August 23
15:14 2016

...

Një sulm me granatë ka goditur një banesë në Suedi, duke lënë të vdekur një fëmijë 8-vjeçar. Yuusuf Warsame nga Birmingham vdiq pas shpërthimit të eksplozivit në banesën në Biskopsgården, Gothenburg, ku ai ndodhej për të vizituar disa të afërm.

Burime të policisë bëjnë të ditur se si pasojë e granatës të hedhur në banesë gjatë natës, mbeti i vdekur 8-vjeçari dhe u plagosën dy persona të tjerë. Në çastin e shpërthimit, në banesë ndodheshin pesë fëmijë dhe disa të rritur.

Zëdhënësi Thomas Fuxborg, e përshkroi sulmin si “të neveritshëm”. Një i afërm i Yuusuf u shpreh për mediat lokale se në dhomë me 8-vjeçarin, ndodhej edhe nëna, motra dhe vëllai i vogël i tij, të cilët fatmirësisht kanë marrë lëndime të lehta. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje