Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulm me gaz klori në Aleppo, 80 të lënduar

September 07
10:08 2016

Forcat qeveritare siriane janë akuzuar sërish për bombardimin me gaz klori në periferi të Aleppo-s, sulme që kanë shkaktuar 80 persona të plagosur. Vullnetarët e emergjencës shprehen se të prekurit kanë hasur vështirësi në frymëmarrje pas sulmit në zonën Sukkari.

Një hetim i udhëhequr nga OKB-ja përfundoi muajin e kaluar dhe nxori në pah se qeveria në Siri kishte përdorur bomba me klor në të paktën dy raste, por këto akuza u hodhën poshtë nga qeveria siriane.

Udhëheqësit e opozitës siriane përgatiten që këtë të mërkurë të takohen në Londër, për të hartuar një plan të ri që do t’i japë fund luftës civile 5-vjeçare.

Nëse presidenti Bashar al-Assad do të vazhdojë të refuzojë angazhimin seriozisht, do të nevojitet një plan B që do të përfshijë rritjen e aktivitetit ushtarak. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje