Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulm me bombë në makinë, vritet gazetari i njohur rus

Sulm me bombë në makinë, vritet gazetari i njohur rus
July 20
11:02 2016

Gazetari i njohur rus Pavel Sheremet është vrarë në qendër të Kievit, si pasojë e një sulmi me bombë. Mësohet se automjeti ku ai ndodhej, shpërtheu menjëherë pas ndezjes, raporton Blitz.al. Automjeti i përkiste punëdhënësit të tij, kreut të gazetës “Ukrainskaya Pravda”.

“Nuk ka dyshim se shpërthimi është shkaktuar nga një paisje shpërthyese e vendosur nga keqbërësit.”, është shprehur Anton Gerashchenko, një deputet ukrainas dhe ndihmës i ministrit të Brendshëm.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, i cili shprehu ngushëllimet e tij në rrjetin social “Twitter”. Ai shprehu tronditjen e tij dhe tha se e njihte personalisht gazetarin.

Sheremet ishte një gazetar i njohur rus dhe analist politik i specializuar në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe zhvillimet në ish-republikat sovjetike. Gjatë pesë viteve të fundit, Sheremet jetoi dhe punoi në Ukrainë. Veç kësaj, ai kishte punuar dhe për mediat bjelloruse dhe ishte veçanërisht kritik ndaj goditjes së presidentit të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko.

44-vjeçari, një aktivist për të drejtat e njeriut, ka qenë i burgosur kohë më parë në Bjellorusi.

Komento
Etiketimet
Shperndaje