Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulm me bombë në Jerusalem, 20 të plagosur

Sulm me bombë në Jerusalem, 20 të plagosur
April 19
10:25 2016

Një sulm me bombë në Jeruzalem ka shkaktuar 12 të vdekur dhe rreth 20 të plagosur. Nga hetimi paraprak, raportohet për një bombë të vendosur në pjesën e pasme të autobusit, çka shkaktoi shpërthimin e të hënës pasdite.

Njëzet vetë mbetën të plagosur nga shpërthimi, dy ndër ta në gjendje më kritike. Kreu i Policisë së Jeruzalemit, Yoram Halevy, shprehu dyshimet paraprake për një sulm vetëvrasës. Fillimisht, hetuesit dyshuan për një shpërthim aksidental, por pas shqyrtimit të vendngjarjes nga policia shkencore, u fol për një “sulm terrorist”.

Presidenti izraelit Reuven Rivlin, paralajmëroi se nuk do të ndalen deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Cikli i dhunës në Izrael që rinisi në Tetor 2015, mund të shënojë një fazë të re konfrontimesh, shkruan “Le Figaro”. Sulmet terroriste të shënuara në masë ndaj transportit publik midis viteve 2000 dhe 2005, kanë shkaktuar shumë viktima dhe kanë përhapur terror në Izrael dhe territoret palestineze.

Etiketimet
Shperndaje