Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulm me bombë në Bruksel, goditet Laboratori i Krimit

Sulm me bombë në Bruksel, goditet Laboratori i Krimit
August 29
10:20 2016

Një sulm me bombë është shënuar në një lagje në veri të Brukselit, ku ndodhet Laboratori i Krimit, institucion i pavarur që bashkëpunon me drejtësinë belge. “RTL” njoftoi se një makinë u përplas me tre gardhe, duke shkaktuar një shpërthim e më pas zjarrin masiv.

Mediat belge bëjnë me dije se fatmirësisht shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar, ndërkohë që ka nisur hetimi. Nga të dhënat e deritanishme përjashtohet mundësia e ndonjë sulmi terrorist.

Frika nga terrori mbetet ende e pranishme në Bruksel, pas sulmeve në aeroportin dhe metronë e qytetit, të kryera nga Shteti Islamik, ku mbetën të vdekur 32 persona. /Blitz.al/

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje