Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulm me armë në Toronto, plagosen 4 persona

Sulm me armë në Toronto, plagosen 4 persona
June 18
08:30 2019

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi në Toronto ku skuadra kanadeze e basketbollit ishte mbledhur për të festuar titullin kampion “NBA”.

Sipas policisë, mijëra tifozë mbushën sheshin “Nathan Phillips”, kur në një moment u dëgjuan disa të shtëna me armë.

Manifestimi u ndërpre menjëherë për të qetësuar situatën e turmës ndërsa policia arrestoi 3 persona me maska të cilët dyshohen se janë autorët e këtij sulmi.

Autoritetet i kanë kërkuar publikut që të dërgojë pamjet për ti ndihmuar në hetimin e tyre, shkruan BBC Sport.

Policia ka shkruar në Twitter se asnjë nga të lënduarit nuk rrezikon jetën, gjithashtu në vendngjarje u gjetën dy armë zjarri.

Toronto Raptors është shpallur kampione në NBA për sezonin 2018-2019, pas triumfit 4-2, në gjashtë finalet që luajti ndaj Golden State Warriors.

Skuadra nga Kanadaja fitoi me shifrat 114-110 finalen e fundit në “play-off”, duke shkruar historinë.

Ky ishte titulli i parë i skuadrës kanadeze në kampionatin amerikan të basketbollit.

Burimi: Syri.net

Komento
Shperndaje