Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulm me armë në Ohio, të paktën një viktimë. Njerëzit shtireshin si të vdekur

Sulm me armë në Ohio, të paktën një viktimë. Njerëzit shtireshin si të vdekur
July 24
15:05 2016

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e sulmit me armë të shënuar në një bar në Hamilton të Ohio-s, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Policia lokale bën me dije se disa persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë transportuar nëpër spitale të ndryshme, përcjell Blitz.al. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë ndonjë konflikt për motive banale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës dy të natës me orën lokale, ndërkohë që autori i sulmit ka mundur të largohet duke përdorur një derë të pasme të lokalit. Dëshmitarët në vendngjarje i kanë përshkruar ato momente si momente tmerri që dukeshin se nuk do mbaronin.

“Kishte njerëz që shtireshin si të vdekur në përpjekje për tu shpëtuar të shtënave. Një vajze aty pranë i thashë që nuk duhet të qante. I thashë “E di se është e tmerrshme, por qëndro e heshtur ose shtiru si e vdekur.”, tregon një prej dëshmitarëve. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje