Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulm me 140 viktima në Jemen, sauditët pranojnë: Ndodhi gabimisht

Sulm me 140 viktima në Jemen, sauditët pranojnë: Ndodhi gabimisht
October 15
16:10 2016

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka bërë me dije se për shkak të një “informacioni të gabuar” sulmoi një sallë funerali në kryeqytetin Sanaa, teksa përpiqej të bombardonte rebelët Houthi.

Të paktën 140 persona, shumica e tyre civilë, mbetën të vdekur në sulmin e 8 tetorit, një prej sulmeve më të rënda gjatë këtij konflikti dyvjeçar.

“Si pasojë e mospajtueshmërisë me rregullat e koalicionit dhe informacioneve të pasakta, avionët e koalicionit kanë qëlluar gabimisht mbi një sallë ku po zhvillohej një ceremoni varrimi”,- citohej në deklaratën e autoriteteve.

Sulmi u kritikua edhe ndërkombëtarisht. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje