Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulm kimik në Siri, 58 të vdekur, nga të cilët 11 fëmijë

Sulm kimik në Siri, 58 të vdekur, nga të cilët 11 fëmijë
April 04
14:30 2017

Një raketë ka goditur një spital në provincën e Idlibit në Siri, duke lënë të paktën 58 të vdekur, nga të cilët 11 fëmijë.

Gjithashtu kanë mbetur të plagosur më tepër se 400 të tjerë.

Raketa ka qenë e mbushur me lëndë kimike dhe përpos të vrarëve ka lënë dhjetëra të tjerë me plagë të rënda në trup.

Autoritetet e të drejtave të njeriut kanë thënë se të vrarët kanë vdekur për shkak të efekteve vdekjeprurëse të gazit.

Shumë fëmijë janë duke marrë ndihmën mjekësore nga vullnetarët mjekë që kanë shkuar në këtë zonë.

Sipas mediave, sulmi me gaz toksik u shkaktua nga një aeroplan rus i forcave të presidentit Assad, pasi qyteti i sulmuar është i mbajtur nga rebelët.

Por autoritetet ruse thanë se asnjë aeroplan i tyre nuk kishte qëlluar me lëndë kimike.

Gjithashtu qeveria e Damaskut e Assad ka mohuar çdo përfshirje të mundshme në një sulm të tillë.

Më tepër se 320.000 njerëz janë vrarë në Siri që prej fillimit të luftës në vitin 2011.  /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje