Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulm kibernetik në SHBA, ndërpritet interneti për disa orë

Sulm kibernetik në SHBA, ndërpritet interneti për disa orë
October 21
19:59 2016

Banorët në Bregdetin Lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë hasur ditën e sotme probleme me qasjen e tyre në Twitter, Spotify, Netflix, Amazon. Për rreth dy orë gjatë paradites, ata nuk kanë mundur përdorin rrjetet sociale.

Dyshohet se shkak është bërë një sulm kibernetik. Menjëherë ka nisur puna për zgjidhjen e kësaj çështjeje, që ka shkaktuar debate dhe reagime të shumta. Në njoftimin e saj, Amazon bëri të ditur se hasi probleme me qasjen në internet, por nuk dihej nëse bëhej fjalë për sulmin kibernetik.

Ende nuk dihet se kush janë autorët e këtij sulmi dhe as arsyeja e tij. Një postim në “Hacker News” bëri me dije sulmin kibernetik dhe zonën që preku. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje