Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Suedi, ekzekutohet me 22 plumba shqiptari i Kosovës

Suedi, ekzekutohet me 22 plumba shqiptari i Kosovës
January 04
13:51 2017

Një shqiptar i Kosovës është ekzekutuar me kallashnikov në Malmo të Suedisë nga një person tjetër.

Policia suedeze bëri me dije se kosovari që ka mbetur i vrarë është shtetasi Alban Ibraj, i cili është qëlluar nga një 22-vjeçar, që më pas është vënë në pranga nga policia e vendit nordik.  Ende nuk mësohet nëse autori i krimit është shqiptar apo shtetas me ndonjë kombësi tjetër.

Nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë, por në bazë të profilit të Ibraj në Facebook, ai jetonte në Malmo, qyteti ku ka ndodhur dhe krimi.  Një shok i Ibrajt në Facebook i shkruan viktimës të prehet në paqe 3 orë më parë pasi ka marrë informacion për ngjarjen e rëndë.

Nga numri i të shtënave, plot 22 herë, autori është siguruar që viktima ka ndërruar jetë. /Blitz.al/

ibraj

Komento
Shperndaje