Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stuhia shkakton dëme të mëdha në rrjet, ja zonat e prekura

Stuhia shkakton dëme të mëdha në rrjet, ja zonat e prekura
July 10
11:26 2019

 Stuhia që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar probleme në disa zona të Shqipërisë. Sipas Ballkanëeb, OSHEE njofton se stuhia ka dëmtuar rrjetin në zonën e Krujës dhe në Lezhë.

Njoftimi:

Stuhia dëmton rrjetin

Për shkak të motit të keq gjatë natës se mbrëmshme dhe në vazhdim, janë dëmtuar disa linja tension i mesëm dhe rajonet me te prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durresi (zona e Krujës).

Stuhia e natës, e shoqëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik, duke i këputur.

Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak erës. Problematike paraqitet situata edhe në Lezhë.

Prej orëve të para të mëngjesit, brigadat e terrenit po punojnë intesivisht për riparimin e defekteve dhe kthimin e gjendjes në normalitet ne kohe sa më të shpejtë.

foto galeri foto galeri foto galeri

foto galeri

 

Komento
Shperndaje