Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stuhi në Shkodër, ndërpritet ndeshja Shqipëri-Maqedoni

Stuhi në Shkodër, ndërpritet ndeshja Shqipëri-Maqedoni
September 05
22:33 2016

Ndeshja Shqipëri-Maqedoni është ndërprerë para pak minutash si pasojë e motit të keq.

Rreshjet e dendura të shiut në Shkodër e kanë bërë të pamundur për lojtarët të luajnë në këtë situatë të motit. Tifozët kanë vrapuar me shpejtësi dhe kanë zbrazur rradhët e stadiumit “Loro Boriçi” ku po luhej ndeshja për eleminatoret e botërorit “Rusi 2018”.

Rezultati deri në momentet e ndërprerjes ka qenë barazim Shqipëri 1-1 Maqedoni.  Edhe për teleshikuesit është bërë e pamundur të shihet vazhdimi i ndeshjes pasi sinjali i TVSH-së është shkëputur.

Rregullorja parashikon që në raste të tilla duhet pritur 45 minuta por duket se gjyqtari bashkë me delegatin dhe vëzhguesin kanë vlerësuar situatën dhe kanë vendosur ta shtyjnë zhvillimin e takimit për ditën e nesërme.  13 minutat e mbetura duhet të zhvillohen brenda 24 orëve nga ndërprerja e takimit./Blitz.al/

Shperndaje