Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Vaksina e 1 vjeçarëve nuk shkakton autizëm, ja cilat janë shkaqet e vërteta të këtij ç’rregullimi!

Studim: Vaksina e 1 vjeçarëve nuk shkakton autizëm, ja cilat janë shkaqet e vërteta të këtij ç’rregullimi!
March 05
13:34 2019

Vaksina që u bëhet fëmijëve që mbushin 1 vjeç ose ndryshe e quajtur MMR (vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës) është folur se shkakton autizëm tek fëmijët, por një studim i fundit e ka hedhur poshtë këtë aludim.

Sipas disa studiuesve në Danimarkë, kjo vaksinë nuk shkakton autizëm dhe nuk e rrit rrezikun tek fëmijët. Ata kën studiuar rreth 650.000 fëmijë dhe kanë parë se shkaqet e autizmit vijnë nga: mosha e prindërve, lindja e parakoshme, pesha e vogël në lindje, ose nga një familjar i prekur nga autizmi.

Anders Hviid, autori i këtij studimi ka thënë se ideja që kjo vaksinë shkakton autizëm është përhapur ndjeshëm në rrjetet sociale dhe nisur nga kjo ai dhe ekipi i tij donin ti jepnin një përgjigje shkencore.

Miti që vaksina lidhet me autizmin ka dalë nga Andrew Wakefield në vitin 1998, por është hedhur poshtë nga 17 studime të më vonshme, të cilat kanë dalë në rezultatin se nuk ka lidhje mes vaksinës dhe autizmit. Madje sipas studimeve të UNICEF që prej heqjes së vaksinës nga përdorimi janë shtuar rastet e fruthit në të gjithë botën duke shkuar në 48.4% në vitet 2017-2018.. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur refuzimin e marrjes të kësaj vaksine si një kërcënim të lartë për shëndetin global në 2019.

“Zgjedhja e mos bërjes së vaksinës është një rrezik i madh, me të cilin fatkeqsisht po përballemi në masë sot!”- ka thënë drejtori i Qendrës së Vaksinave në Spitalin e fëmijëve të Filadelfias, i cili nuk ka qenë i përfshirë në studimin e kryer më lartë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje