Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studentët nuk tërhiqen, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Studentët nuk tërhiqen, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit
December 07
10:12 2018

Pavarësisht shfuqizimit të VKM për tarifën e provimeve të mbartura, studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

Studentët kanë bojkotuar edhe sot mësimin, ndërsa nga të gjitha anët e Tiranës, do të mblidhen tek Ministria e Arsimit.

Të grumbulluar pranë fakulteteve, studentët kanë nisur marshimin dhe pritet të mbërrijnë në orën 10:00 para godinës së Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë studentët pasi e nisën marshimin nga kryqëzimi i ’21 Dhjetorit’, ata u ndalën tek ‘Zogu i Zi’, ku u ulën në gjunjë. Me ta u solidarizuan edhe qytetarë të thjeshtë, ndërsa më pas vijuan ecjen përgjatë Rrugës së Durrësit.

Sipas Ballkanweb ’  studentët e fakultetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin nga Rruga e Dibrës, për t’u takuar me bashkëmoshatarët e tyre tek ministria.

Komento
Shperndaje