Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studentët në gjyq, nëntorin e kaluar goditën kryeministrin me vezë

Studentët në gjyq, nëntorin e kaluar goditën kryeministrin me vezë
May 13
16:17 2016

Studentët që para pak kohësh gjuajtën me vezë kryeministrin Rama do të dalin para gjyqit.

Aktivistët e “Lëvizjes për universitet” do të përballen me dy akuza “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim të efektivëve të policisë”.

Ngjarja ka ndodhur teksa kryeministri largohej me makinën e tij pas aktivitetit të zhvilluar në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale që kishte për temë klimën e biznesit në vendin tonë.  Studentët kanë kundërshtuar ligjin për arsimin e lartë të miratuar aso kohe nga qeveria dhe kanë goditur me vezë makinën e kryeministrit.

Komento
Shperndaje